Haxhi Shala dhe Blerim Latifi
(shënime ndërmjetës)

Haxhi Shala e paska cilësuar mosmirënjohen si esencën e poshtërsisë. Kuptohet, me modestinë e tij karakteristike, këtë ia mvesh Kantit. Meqë edhe unë po interesohem për Kantin, i lutem Haxhi Shalës të më tregojë se cilën prej falëve gjermane e ka përkthyer me fjalën shqipe poshtërsi: “Niederträchtigkeit’, “Gemeinige”, apo “Niedrigkeit”? Ose ndonjë tjetër?

Prof. Blerim Latifi i erdhi në ndihmë Haxhi Shalës.

Sipas Blerimit ky citat, në thonjëza, pra jo si perifrazim, gjenden në veprën e Kantit, “Lectures on Ethics” botuar nga Cmbridge University Press, 1997, f.153.
Duket për admirim kjo saktësi. Por ka një të metë: folur saktësisht, citati s’gjendet fare aty. Për më keq, edhe po të gjendej, ai tekst i takon Georg Ludwig Collinsit, student i Kantit, i cili mëton se janë shënime të mbajtur drejtpërdrejtë gjatë leksionit. Botuesi është kujdesur të na japë mendimin e Kantit për shënimet e studentëve të tij: “ata studentë të mi që janë më të aftët të zhgrapsin gjithçka, janë saktësisht ata që kujdesen më së paku të marrin shënime shprehimisht ose verbatim… Ata që janë më të plotët në marrjen e shënimeve, rrallë janë të aftë të dallojnë të rëndësishmen nga e parëndësishmja” (po aty, f. iv).
Gjithsesi, çka i lejohet Haxhi Shalës nuk i lejohet Blerim Latifit, sepse, siç e thotë një shprehje romake, “çka i lejohet Jovit (Jupiterit), nuk i lejohet baullit”, (cuod licet Iovi, non licet bovi).
Haxhi Shalës duket se nga popullata i lejohet që, “për mirënjohje” ndaj Thaçit e Haradinjat, të rrëzoj një qeveri tipike me vlera perëndimore dhe ta zëvendësoj me një që solli vdekejn e qindra njerëzve, rivendosi korrupsionin dhe bashkoi me Serbinë sovrantitetin e shtetit të Kosovës mbi Kosovën.

Ju pëlqen!

Sigurisht Kanti flet në shumë vepra të tij për “mosmirënjohjen”, por askund për ta përcaktuar me të “esencën e poshtërsisë”. Mirëpo Haxhiut i lejohet po ashtu të konkurrojë me Edi Ramën, dhe t’i bëj vetes pyetjen: pse vetëm Rama do ta citojë gabim Kantin?
Porosi dashamirëse: mos u kompleksoni psiqikisht nga Albini. Ekziston mundësia të thuhet ndonjë gjë e drejtë edhe pa iu referuar Kantit./Prof. Dr. Hysamedin Feraj/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.