Hashim Thaçi ka polemizuar në distancë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Thaçi në RTV Dukagjini i është kundërpërgjigjur Kurtit për termin e përdorur “regjimi i vjetër”.

“Struktura që ka qenë në institucione tash e 20 vite i kanë sjellë Kosovës lirinë, pavarësinë e Kosovës, 115 njohje ndërkombëtare, e kanë integruar në rreth 20 organizata ndërkombëtare, kanë themeluar ushtrinë por ky regjimi i vjetër-ri Kurti çka i solli Kosovës. Cilat janë standardet e tij. Janë molotvi, gurët, shemba e institucioneve, vezët, minahedhësit, zolla, djegia e institucioneve, dhuna”.

Ju pëlqen!

Presidenti thotë se pse deri më tani Kurti ka heshtur për vdekjen e Astrit Deharit.

Thaçi thotë se ku mbeten bizneset e oligarkëve që deri më tani Kurti i përmendte çdo ditë.

“Këto janë standardet dhe kriteret që nuk i respekton ai”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Ai thotë se kryeministër më të dobët dhe më të papërgjegjshëm se Kurti Kosova nuk ka pasur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!