Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e EULEX-it në Fushë-Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës.

Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar para pak minutash përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga prokurori i Specializuar.

Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit.

Ju pëlqen!

Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.