Ish-ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, që prezantohet shpesh si akademik i suksesshëm dhe me ndikim në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare ka publikuar së fundmi librin e tij të ri me titull: Tërmeti Sistemik dhe beteja për Rendin Botëror: “Populizmi ekskluziv kundër Demokracisë përfshirëse” që trajton tema të aktualitetit ndërkombëtar.

Ai I ka dhënë një intervistë lidhur me këtë çështje ish-Raporterit Special të OKB-së për situatën në Palestinë, Richard Falk ku bën disa vlerësime që kanë interes. I pyetur nëse në botën e sotme të shteteve sovrane, ka kuptim një politikë e jashtme morale, Davutoglu thotë:

Ne mund të flasim për tre lloje të ndryshme dhe zona të marrëdhënieve në vlerësimin e veprimeve reciproke të shteteve-komb: fati i përbashkët, interesa të përbashkëta dhe interesa që konfliktohen. Zona e fatit të përbashkët sidomos për sa i përket çështjeve mjedisore, tejkalon kufijtë territorial…Në këtë kuptim siguria kombëtare bëhet një nënkomponent i sigurisë ekologjike sepse nuk mund të arrish siguri kombëtare në mungesë të sigurisë ekzistenciale.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Zona e interesave të përbashkët mes shteteve-komb lidhet me ekzistencën e paqes së qëndrueshme dhe rendit që do të mundësojë bashkëekzistencën e tyre. Në këtë kuptim ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes rendit kombëtar, rajonal dhe global nga njëra anë dhe paqes dhe rendit nga ana tjetër. Respektimi i kufijve siç parashikohet nga ligji ndërkombëtar dhe zhvillimi i politikave të përbashkëta kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve nukleare mund të vlerësohet në këtë kontekst…

Në vitet e fundit ka një shkëputje mes pushtetit dhe shpalljes morale. Trump përfaqëson kristalizimin e kësaj prirjeje – pushtet për hir të pushtetit. Nëse nuk prapakthehet, kjo pyetje do të lërë pa përgjigje shumë pyetje themelore të njerëzimit. Një pyetje me të cilën kjo prirje do të përballet është nëse mund të mbrohet ekzistenca e organizatave universal pa një bazë parimore dhe vlerash të pranuara universalisht?

Vërejtjet e Davutoglou bien patjetër edhe mbi politikën aktuale turke të përfaqësuar dhe konceptuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan që ka shpallur shpesh se kërkon rishikim të kufijve dhe ndodhet në Siri në shkelje të sovranitetit të një vendi të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht. Ish-ministri turk është pyetur direkt për hartën e botës pas 100 vjetësh dhe ka lënë të kuptohet se asgjë nuk është e pandryshueshme. Çështja këtu është sesi i kupton zhvillimet njëri aktor dhe tjetri.

Historia pasqyron dialektikën e ndryshimit dhe rendi i qëndrueshmë pasqyron harmoninë e vazhdimësisë…Ata që mbrojnë rendin duke referuar permanencën e status quosë bazuar në hartat koniunkturale nuk mund të parashikojë apo pararprijë ndryshimin dialektik historik; ata që humbasin në ndryshueshmërinë e hartave gjeopolitike të tronditura nga tërmetet aktuale bien në kurthin e kaosit teksa imagjinojnë se po drejtojnë apo të paktën kontrollojnë ndryshimin, shprehet ish-ministri turk.

Në thelb kemi të bëjmë sipas tij jo vetëm me një krizë të rendit ndërkombëtar si pasojë e humbjes së balancës së fuqisë, por e mungesës së një bërthame vlerash rreth të cilës bota mund të bashkohet. Ndërkohë që rendi i vendosur me forcën e armëve dekada më parë, patjetër që është i vjetëruar sa kohë nuk konsideron interesa dhe aspiratat e të gjithëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!