Çifti Harry dhe Meghan edhe zyrtarisht janë tërhequr nga detyrimet mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre të ‘HRH’ dhe nuk do të marrin fonde publike për detyrat mbretërore, ka njoftuar Buckingham Palace.

Çifti gjithashtu nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht ‘The Queen’.

Ju pëlqen!

Duka dhe Dukesha e Sussex do të paguajnë 2,4 milion funta  të taksapaguesit për rinovimin e Frogmore Cottage, e cila do të mbetet shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja e re hyn në fuqi në pranverën e këtij viti, tha pallati.

Deklarata vjen pasi anëtar të mbretërisë zhvilluan bisedime të hënën në lidhje me rolin e ardhshëm për çiftin.

Duka dhe Dukesha e Sussex janë mirënjohës ndaj Madhështisë së saj dhe familjes Mbretërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndërsa ata fillojnë në kapitullin tjetër të jetës së tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!