Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se me rastin e Berishajt u zbulua arsyeja. Ai ka thënë se Vetëvendosja mbron interesa të Stanishiqit dhe Rankoviqit.

“Vetëvendosja në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve, siç janë Stanishiqi e Rankoviqi. Në situatën e sigurisë jemi bashkë, por për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit, jemi kundër”, ka thënë ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.