Ramush Haradinaj ka thënë se Asociacioni po paraqitet si çështje problematike dhe si “mbulesë”, për marrëveshjen e madhe për njohje të ndërsjellë nga kryeministri i Kosovës.

Më tej Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë që marrëveshja përfundimtare me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e ShBA-së.

“Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet. Prandaj të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ju pëlqen!

Ai ka shtuar se këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

“Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan.

Lexo po ashtu:  Bie shi,

Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!