Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk e ka votuar Gjykatën Speciale pasi ka pasur frikë që do të dëmtohet imazhi i Kosovës.

Haradinaj tha se akuzat e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po ashtu mbajnë pozita politike në Kosovës i bëjnë dëm të madh Kosovës.

“Ne as atëherë as tash nuk kemi pasur frikë nga Gjykata. Ne e kemi pasur frikën që do të kemi një dëmtim të imazhit tonë. Këto akuza të udhëheqësve politikë bëjnë dëm të madh Kosoves, i vështirësohet pozita e saj”, tha Haradinaj.

Ju pëlqen!

Po ashtu edhe vetë Haradinaj është përballur me Gjykatën Speciale.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.