Kandidati për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, po konsiderohet si garuesi me gjuhën më të vrazhdë në këto zgjedhje. Madje, sot ai LDK’së e PDK’së iu drejtua duke iu thënë ‘qyqana’, ndërsa Kurtin e VV’së e quajti edhe një herë komunist.

Fushatën në Ferizaj sot e filloi me lëvdata për veten, duke treguar se për 18 muaj sa ishte në Qeveri ka realizuar shumë premtime e ka investuar shumë.

Por Ish-Kryeministri po e përdorë një gjuhë shumë të vrazhdë, e madje edhe ofenduese ndaj kundërkandidatëve. Deklaratat e tij nuk krahasohen as me kritika.

Ju pëlqen!

“Unë s’kam logjikë komuniste si Albin Kurti. Ne kemi qenë kundër Titos e Serbisë e të gjithëve. Kur e kam pa se në çfarë gjendje e ka pru sistemi komunist Shqipërinë, atëherë kam vendosur që të bëhem i djathtë. Logjika ekonomike e Albin Kurtit është komuniste. Ideja që me dalë kundër sipërmarrësve është sikur t’i themi hajde të bëhemi të varfër të gjithë”, tha ai.

Haradinaj pati akuza edhe për LDK’në dhe PDK’në, për paraardhësit e tij në qeverisje tha se kanë qenë ‘qyaqana’ dhe se ai ka përfunduar punët e tyre të lëna në gjysmë.

Sidoqoftë, duhet të theksojmë se vendimet e Qeverisë që Haradinaj e drejtoi për 1 vit e 6 muaj, si ai për taksën 100 përqind, ia bllokuan Kosovës dialogun me Serbinë, si dhe e lanë vendin pa përmbushur disa prej proceseve thelbësore për vendin, siç ka qenë liberalizimi i vizave.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.