Një ditë pas shkrimit me plot kritika të kryeministrit Edi Rama në drejtim të disa prej liderëve në Kosovë, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj ka thënë se 2 vjet më parë në Berlin bisedë të pakëndshme ka pasur me Edi Ramën dhe jo me liderët tjerë evropianë, siç kishte thënë kryeministri shqiptar në shkrimin e tij një ditë më parë.

Ish-kryeministri ka thënë se ka qenë i detyruar të ruajë Kosovën nga ndarja prej Edi Ramës, i cili sipas tij në atë kohë ishte rreshtuar në anën e gabuar, përcjell MekuliPress.com

Ju pëlqen!

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të pabazuara, në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës që ishte rrezik për Ballkanin që do të na dërgonte në luftëra të reja. Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama”, ka thënë Haradinaj në intervistë.

Haradinaj konfirmoi se ka pasur bisedë me fjalor të ndytë me Ramën, ashtu siç tha në statusin e tij Rama para një dite.

Kujtojmë se dje në një status të tij, duke mos përmendur emrin e tij, Rama iu referua Haradinajt si “lider kosovar”, ndërsa tha se në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Ndërsa Selim Selimi, ish-ministër i Drejtësisë, tha se ka qenë prezent në këtë takim, ndërsa theksoi se Haradinaj nuk kishte thënë për Merkelin e Macronin se “s’më han lu*i”, por fjalën e kishte për Ramën.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.