Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit të sotëm me komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III ka thënë se FSK-ja është e gatshme t’i bashkohet NATO-s

Haradinaj, në një postim në Facebook ai ka thënë se Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga SHBA-ja, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë.

Ai po ashtu ka thënë se me admiralin James Foggo III, kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it.

“FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse. Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend”, ka shkruar Haradinaj. 

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]