Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për ndjenjën që kishte kur ishte i paraburgosur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Haradinaj tha se ka pasur ditë kur është ndjerë i vetmuar e i harruar, përderisa thotë se procesi ndaj tij ka zgjatur 8 vjet.

“Është vështirë me përshkru ndjenjë. Disa ditë ndjehesh i vetmuar, i harruar, e i lamë pas, një ditë ndjehesh sikur je në qendër të vëmendjes, e padrejtësive. Në këto procese duhet qëndrueshmëri”, tha Haradinaj.

Ju pëlqen!

Haradinaj shtoi se procesi i tij në Hagë ka zgjatur 8 vjet dhe sipas tij, ka pasur një kosto të lartë financiare.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.