Këshilli i Prindërve përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të hapen shkollat në të gjithë Kosovën më 3 tetor, në të kundërtën ata do të kërkojnë çregjistrim masiv nga shkollat, përcjell MekuliPress.com

Nëse kjo kërkesë e tyre nuk dëgjohet, përveç kësaj ata kanë paralajmëruar edhe protesta, marshe dhe hyrje në shkolla.

Ja postimi i plotë i Këshillit të Prindërve:

Ju pëlqen!

SHKURT E SHQIP

Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!

Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!

HAPINI SHKOLLAT

Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!