Shoqata e Intelektualëve “Jakova” me seli në Gjakovë, ka hapur thirrjen publike për propozime të individëve për titullin “Guximi intelektual” për vitin 2020.

Përderisa ky titull jepet çdo përvjetor të Shoqatës, kandidatët propozohen teksa kryesia pastaj e bën përzgjedhjen.

“Kandidatët duhet që me punën dhe aktivitetin e tyre, të publikuar në masmedia, në faqen e Shoqatës ose gjetiu, në vijimësi të kenë treguar mendim dhe qëndrim të guximshëm lidhur me problemet e mëdha kombëtare, shtetërore e shoqërore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës ‘Jakova’.

Ju pëlqen!

Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ do të ketë të hapur mundësinë e propozimeve deri më 15.12.2020 në emailin e tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!