Njeriu kyç te Inter që nga viti 2012, Samir Handanovic ka luajtur te Lazio për 6 muaj, por ai nuk u ble për një çmim qesharak.

Ndoshta jo të gjithë e dinë ose e kujtojnë që Handanovic ka veshur fanellën e Lazios, e cila mund të konsiderohet sot një rivale e Interit. Për një periudhe të shkurtër, sigurisht jodomethënëse, por ai e veshi atë. Në pjesën e dytë të sezonit 2005/06, më saktësisht. Për vetëm gjashtë muaj, përpara se të merrte drejtime të tjera me destinacione të tjera.

Handanoviç, në pronësi të Udinese, kishte filluar atë vit me Treviso. Një debutim për t’u harruar ndaj Inter: 0-3, trigolësh i shënuar nga Adriano. Një janar, lamtumirë nga Veneto: portieri slloven që për pak do të mbushte 22 vjeç, por me një shtatlartësi të admirueshme, merr valixhet dhe zbarkon në Romë, te Lazio, gjithnjë në huazim dhe në këmbim të Matteo Sereni.

Aventura zgjati vetëm gjysmë kampionati dhe 90 minuta. Pastaj, erdhi ndarja. Samir u kthye te Udinese ndërkohë që Lazios nuk i shkoi ndër mend të shlyente kartonin e tij. Dhe për më tepër, siç përsëriti disa kohë më parë ish-partneri i tij Marco Ballotta në “Sky Sport”, çmimi ishte i papërfillshëm.

“Ai ishte i ri, por dallohej se ishte një portier i vërtetë. Lazio kishte mundësinë që të mund ta blinte me një çmim shumë të ulët, por e la t’i ikte. Ishte një mundësi për të mos u humbur, sepse ato ditë në portë kishim disa probleme. Sa kushtonte Handanoviç në atë kohë? Një milion …”.

Kuptohet që me Strakoshën Lazio është në duar të mira, por keqardhja mbetet. Gjithashtu sepse Handanoviç do të tregonte pothuajse menjëherë se ishte një portier i destinuar për skena të mëdha. Fillimisht në Rimini, në Serinë B, në formacionin e bukur të udhëhequr nga Leo Acori, dhe më pas përsëri në Udine, ku do të meritonte thirrjen e Interit.

Në përplasjen direkt në shkurt, të humbur nga Inter 2-1, Handanoviç nuk zbriti në fushën për shkak të dëmtimit të gishtit të vogël të pësuar disa javë më parë. Por, ndoshta, si çdo vit, disa mendime do t’i kenë kaluar ndër mend duke parë Lazion dhe Olimpicon. Ai ekip dhe ai stadiumi që, për vetëm një milion, mund të kishin qenë të tijat.