Chelsea ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje personale me Hakim Ziyechin që të nënshkruhet kontrata pesëvjeçare.

The Blues e kompletuan transferimin e sulmuesit maroken në fillim të këtij muaji, derisa ai do të qëndrojë te Ajaxi në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Ziyech ka thënë se është krenar që do t’i bashkohet një klubi të madh si Chelsea.

Ju pëlqen!

“Jam i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar me një klub kaq të madh si Chelsea. Mezi pres që të luajë në sezonin e ardhshëm dhe të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë marokeni.

Në anën tjetër, drejtoresha e skuadrës londineze Marina Granuvskaia ka thënë se Ziyech ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!