Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pasi që kryesia ka vendosur që nesër në ora 11:00 të mbahet seanca e thirrur nga LDK’ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Abazi ka shkruar në Facebook se presidenti i Kosovës dhe kreu i LDK’së po dalin të jenë antishtet dhe antikushtetuese.

Megjithatë, ai ka thënë se një ditë tjetër do të flasë edhe për zëvendëskryeministrin Avdullah Hotin.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Thaçi dhe Mustafa po dalin të jenë antishtet, antikushtetutes, antikombëtar, antiamerikan dhe antievropian. Për Hotin flasim një ditë tjetër, kur kalon COVID-19”, ka shkruar ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!