Intelektuali, humanisti dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, nderon aktin historik e kombëtar që miratuan deklaratën kushtetuese të vitit 1990, shkruan MekuliPress.com

Nder e respekt për gratë e burrat, deputetët e 2 Korrikut 1990 që miratuan Deklaratën Kushtetuese. Historia jonë është e pasur dhe emrat e këtyre burrave e grave, bashkë me ata që nuk jetojnë më, jane skalitur në historinë e ndritur të Kosovës.

Duke u ngjitur shkallëve të kuvendit, deputet e 2 Korrikut ringjallën ndjenjën dhe freskojnë kujtimin për një kohë të lavdishme dhe një trimëri e guximin e pafund.

Ju pëlqen!

E kujtoj me qartësi e në detaje punën e palodhshme të babait tim në përkrahjen e procesit dhe mbështetjen e deputetëve. Respekt e mirënjohje për të gjithë që bën Kosovën të drejtohet drejt lirisë dhe pavarësisë!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.