më parë, 28 Tetor 20200
Drejtori i komunkimit pranë fushatës presidenciale të Trump tha se uebsajti ishte sulmuar dhe se po punonin me agjencitë ligjzbatuese për identifikimin e burimit.
Hakerët sulmojnë uebsajtin e presidentit Amerikan Trump
Me më pak se një javë nga zgjedhjet presidenciale Amerikane, siguria kibernetike është bërë temë e nxehtë. Hakerët tashmë e dhanë goditjen e parë.

TechCrunch raportoi se faqja About në uebsajti DonaldJTrump.com është hakuar dhe zëvendësuar me një faqe që thotë se është hakuar nga persona të pa identifikuar.

Në mesazhin e publikuar në faqe, presidenti Trump kërcënohej me diskretitim dhe sulmuesit kërcënonin me publikimin e informacioneve sekrete të cilat merrnin më shumë vota në formën e kriptomonedhave të dërguar në llogaritë e tyre.

Ju pëlqen!

Mbetet e panjohur metoda e hakimit të faqes dhe sa serioz është kërcënimi megjithatë faqja qëndroi aktive për 30 minuta. Javë e kaluar Trump hodhi poshtë idenë e sulmeve kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale.

Drejtori i komunkimit pranë fushatës presidenciale të Trump tha se uebsajti ishte sulmuar dhe se po punonin me agjencitë ligjzbatuese për identifikimin e burimit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.