Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat me Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur, komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociatat hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo ka të bëjë me një zhgënjim ekstrem. Bashkimi Evropian tani duhet të sqarojë sesa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar kontribuuan për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për Bashkimin Evropian dhe luftuan për dërgimin e një sinjali shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor.”,- shkruan Hahn në Twitter.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!