Mbrojtësi holandez i Juventusit foli edhe për Maurizio Sarri: “Një trajner taktik, shumë i vëmendshëm për këtë aspekt dhe me ide tejet të sakta të futbollit. Ai dëshiron të ndërtojë nga poshtë (mbrojtja), të luajë futboll teknik, pak a shumë si unë me Ajax. Në parim mund të thuash se është shumë “holandez”, edhe pse fryma e tij italiane mbetet e fortë. Mund të thuhet se ai është mënyra italiane e futbollit total holandez”.

Në Torino, ai ka mundësinë që ta ndajë dhomën e zhveshjes me një kampion si Cristiano Ronaldo: “Ai është një profesionist i mahnitshëm. Më i miri i gjeneratës së tij, një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë. Eshtë një shembull i madh për të rinjtë si unë. Jo se në këtë Juventus nuk ka shembuj, por ai është me të vërtetë i veçantë. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem duke e shikuar atë. Edhe në stërvitje ka intensitet të çmendur, ndaj pyes veten nëse është vërtet 35 vjeç”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!