Një inxhinier kompjuterik, Ian Clark, kla zbuluar përmes një kodi binary një mesazh të koduar të incizuar në parashutën e madhe të përdorur nga NASA për të zbritur në Mars sondën “Perseverance”.

Guxo gjëra madhështore -, thuhet në mesazhin në fjalë shkruar në parashutën me diametër 21 m. Një frazë e ish-presidentit Teodor Ruzvelt që është deviza e Laboratorit të NASA-s për studimin e motorrëve të anijeve kozmike.

Mesazhi u vendos në parashutë për të parë orientimin e saj në zbritje dhe përmbajtjen e tij e dinin vetëm 6 persona.

Ju pëlqen!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.