Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po mban fjalën e tij në Ukrainë pas takimit më presidentin Volodymir Zelensky.

Ai thotë se situata në qytetin port të rrethuar jugor të Mariupolit është një “krizë brenda krizës” dhe se po bëhet gjithçka që është e mundur që të evakuohen njerëzit që ndodhen të mbyllur brenda fabrikës së çelikut.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të evakuuar njerëzit nga fabrika e çelikut Azovstal të Mariupolit. Situata në Mariupol është një krizë brenda krizës.”, thotë ai.

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Kurti na poshtëroi deri në fund në Berlin, tha se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!