Kur diçka nuk shkon mirë në trupin tonë, organizmi nis të na dërgojë sinjale që, nëse kuptohen në kohëdhe nuk nënvlerësohen, mundet të bëjnë diferencën. Këto janë shenjat që vihen re, nëse vuajmë prej gurëve në veshka.

Shenja më e rëndësishme është dhimbja. Gurët në veshka manifestohen me një dhimbje të fortë barku, mesi dhe fundshpine. Kjo ndodh sepse guri nis të lëvizë, duke krijuar njëfarë presioni në veshka. Dhe është pikërisht lëvizja e gurit që çon në dhimbje jo vetëm në veshka, por edhe në zona të tjera të trupit, si në fundshpinë.

Kur flasim për veshkat, një sinjal tjetër që duhet t’i kushtojmë rëndësi, është urina. Kur gjendemi përballëgurëve në veshka, mënyra e të urinuarit mund të pësojë ndryshime. Mundet të ndiejmë një nevojë tështuar për urinim, ose të kemi reduktim të urinimit. Vetë procesi i urinimit mund të shoqërohet me djegie dhe ndonjëherë, edhe me hemorragji.

Ju pëlqen!

Edhe temperatura mund të jetë një shenjë e gurëve në veshka. Temperatura mund të rritet si pasojë e infeksionit përgjatë traktit urinar dhe në veshka.

Ky shqetësim mund të shoqërohet edhe nga nauze të shtuara që, në disa raste, mund të arrijnë deri në tëvjella. Kjo ndodh sepse veshkat, bashkë me traktin gastrointestinal, inervohen nga disa nerva tëpërbashkët. Së fundmi, kushtojini vëmendje edhe dobësisë së theksuar, si dhe ndjesisë së lodhjes.

Për ta kaluar sa më lehtë këtë gjendje, mundohuni të pini sa më tepër ujë. Shtoni në dietën tuaj sasinë e duhur të sheqerit, kripërave, proteinave, kalciumit dhe vitaminës D. Në çdo rast, siç ju kujtojmë përherëkur flasim për shëndetin, për çdo dyshim që mund të keni, është e mira t’i drejtoheni mjekut tuaj më tëbesuar.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.