Gurakuqi në prill 1918: Një pendë e artë për Gjergj Fishtën nga Berati

I përndershëm Zotni, Nji tufë atdhetarësh të qytetit të Beratit, të prekun në ndiesìt mâ të thellat e zêmrës së tyne prej përgjigjes së drejtë, të ndershme e trimoshe me të cilën i patët kundrështuem me anën e “Postës së Shqipnìs” lëndimit të rândë, qi Dr. Rizov-i kishte hedhun disa kohë përpara kundër të drejtavet të kombit shqiptar, patën mendue e dhânë vendim qi me Ju kushtuem nji pendë ari në shêj nderimi e mirnjohsije për provën e re të shkëlqyeshme të dhânun prej Jush si atdhetar e si shkrimtar.

Në rasën e të shkuemit tim në Berat, Z.Z. Veli Efendi Libohova e Salih Gjuka, të cilët mâ tepër u përpoqën për të kryuemit e dëshirit e vendimit të shokvet të tyne, m’a vûnë për barrë qi me Ju paraqitun pendën e artë të premtueme e të punueme prej nji mjeshtri të vendit.

Tue mbaruem me gëzim detyrën, qi mora për sipër, kam sot nderin me Ju dorzuem pendën e përmêndun. Kjo dhonti e çmueshme, qi Ju dërgojnë atdhetarët e Beratit, mâ tepër se nji shpërblim e nji zitje për Juve qi me vijuem në veprën t’uej, do të jetë nji provë e gjallë qi shqiptarët dijnë të çmojnë nderin kombëtar e të mbrojnë të drejtat e Atdheut të vet.
Ju ngjatjetoj me nder. Miku i juej Alois Gurakuqi 
Shkodër, më 20 Prill 1918.
I përndershëm Zotni At Gjergj FISHTA
Drejtuer i gazetës “Posta e Shqipnisë”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]