Paris, 20 nânduer 1919

I dashur mik, Z. Sotir Gjika,

Drejtuer i gazetës “KUVÊNDI”, në Romë Sikur fjalën qi Ju kisha dhânë me letrën t’ime të fundit, ja ku po Ju dërgoj, këtu mbyllun, artikullin qi kam shkruem për numrin e veçantë të “Kuvêndit” të cilin do t’a nxirni në kujtim të ditës 28 Nânduer 1912. I zânun si jam me punë të tepërme, nuk mund të bâj aqë sa kisha dëshir: e dini vetë se për të shkruem për Shqiptarët në nji rasë të tillë duhet qi njeriu të mendohet mirë qi të mos thotë as mâ shum as mâ pak se lyspet; duhet qi t’u apë dëfrim ndiesivet kombtare pa lënduem edhe ndiesiët fetare të shumicës. Anmiku mâ i math i fisit shqiptar ka qenë edhe âsht Turqia deri sa të jetë gjallë, por duhet të mos harrojmë edhe se nji shumicë e madhe e vllazënvet t’anë ka pasë lidhun për qinda vjetësh fatin e vet me tê. Gjuha e orthografia, qi kam përdorun në ketë artikull, ndryshojnë pakëz nga ato qi përdorni Ju në gazetët; me gjithë këtê Ju lutem qi t’i lini ashtu si janë edhe në qoftë se keni arsye për t’i ndryshuem. Shumë shëndete e ngjatjetime Zonjës, Juve Ju përshëndosh me mall.

I jueji
L. Gurakuqi
P.Sh. Po ju dërgoj këtu mbyllun edhe artikullin e Z. Berattit; at Fishta, Ju dërgon nesër një vjershë.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]