‘Gucci’ është tani brendi më i popullarizuar në botë, duke ia marrë titullin kompanisë ‘Off-White’.

Një raport i ri nga platforma e modës botërore, ‘Lyst’, ka analizuar shprehitë e blerjes online të më shumë se pesë milionë blerësve përgjatë 12,000 dizajnerëve dhe dyqaneve – ndërkaq ka marrë në konsideratë kërkimet, shfletimet dhe blerjet për të shpallur brendin më të popullarizuar të modës.

Sipas këtij raporti, 6 milionë blerës kanë kërkuar për një çantë, rrip apo këpucë të brendit ‘Gucci’ nga periudha tetor-dhjetor – ku çanta ‘Gucci Soho Disco’ dhe rripi me logo të brendit janë radhitur si produktet më të ‘nxehta’ të këtij brendi.

Në foto: Çanta ‘Gucci Soho Disco’

Dhe lirisht mund të thuhet se brendi italian i modës do të mbetet në krye të listës, titull të cilin e kishte pasur edhe në vitin 2017 – pasi që kompania ‘Lyst’ ka zbuluar se dy aksesorë ‘Gucci’ janë shitur më shumë se tetë produkte tjera (në top 10-she) së bashku.

Brendi ‘Off-White’, i cili e kishte mbajtur vendin e parë për një periudhë të shkurtë nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar, tani është renditur në vend të dytë, ndjekur pas nga brendi ‘Balenciaga’ – brend i cili ka pasur një moment viral në rrjete sociale kur Michelle Obama ishte shfaqur me këpucët Moncler dhe Fendi.

Në foto: Michelle Obama me këpucë të brendit Balenciaga

Sa i përket produkteve, ato të mbathjes ende janë kategoria lidere, ku këpucët i zënë 6 nga 10 vende me më së shumti shitje.

Kjo është lista e plotë me 10 brendet më të popullarizuara të modës:

1. Gucci

2. Off-White

3. Balenciaga

4. Moncler

5. Fendi

6. Versace

7. Stone Island

8. Vetements

9. Valentino

10. Burberry

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]