Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, besohet se viti do të duhet të zgjasë 400 ose 500 ditë për t’i bërë vend propozimit për zgjerimin e Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh se klubet e Premierligës e kanë agjendën mjaft të ngarkuar edhe kështu.

Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) dhe UEFA thuhet se janë në negociata për t’i shtuar edhe katër xhiro në agjendën e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Ky ndryshim do të bënte që finalistët t’i luajnë gjithsej 17 ndeshje.

Megjithatë, përderisa City po bëhet gati për ta luajtur të martën ndeshjen e tetë brenda tre javëve e gjysmë, Guardiola e ka kundërshtuar këtë propozim për zgjerimin e Ligës së Kampionëve.

Ju pëlqen!

“Mendoj se zgjidhja është se do të duhet ta bëjmë vitin me 400 ditë. Kjo është zgjidhja e vetme, ta bëjmë vitin me 400 ose 500 ditë pak a shumë. Pas kësaj ne do të kishim mundësi ta nisnim një tjetër garë”, ka thënë Guardiola.

“Ndoshta UEFA dhe FIFA duhet ta shqyrtojnë këtë mundësi. Problemi për këtë ide është se kemi shumë pak ditë brenda një viti”.

Zgjerimi i Ligës së Kampionëve mund të ketë ndikim të keq në kupën EFL Cup në Angli. Pasi kishte sugjeruar se do të ishte interesante klubet e Premierligës tërhiqen nga kjo garë për ta lehtësuar agjendën, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut e ofroi një alternativë më të drejtpërdrejtë.

“Eliminojini garat. Largojini të gjitha, kështu do të kemi më pak ndeshje”, tha Guardiola.

“Më pak ndeshje, më pak gara, më pak skuadra, më shumë cilësi, më pak sai. Njerëzit do ta shijojnë. Njerëzit do të shkojnë në teatër, në kinema, në restorante, t’i shikojnë fishekzjarrët. Këtë do ta bëjnë”.

“Ka më pak ndeshje në Gjermani dhe Spanjë, shumë më pak sesa këtu në Angli. Në Bundesligë luajnë 18 ekipe e jo 20 dhe ata e kanë një kupë dhe jo dy. Ata kanë pushim dimëror, gjithashtu edhe në Spanjë. Kupa luhet me nga një ndeshje, jo vajtje-ardhje. Kështu që është një dallim i madh”. 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!