Pep Guardiola ka konfirmuar se Leroy Sane po e braktis Manchester Cityn për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich. Bayerni dhe City arritën marrëveshje për ta blerë Sanen për një shumë fillestare prej 49 milionë eurove, e cila mund të rritet në 60 milionë euro me paratë shtesë bazuar në paraqitjet e anësorit gjerman. 24-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin gjerman, pasi e hodhi poshtë mundësinë për ta vazhduar karrierën në Etihad.

Besohet se ai do të ketë pagë të majme vjetore, plot 22 milionë euro në Bayern, më shumë seç ishte i gatshëm t’i ofronte City. Përfaqësuesi i Gjermanisë luajti rol kyç në fitimin e tripletës vendore për të kaltrit sezonin e kaluar, por një lëndim i rëndë i ligamenteve bëri që ai të mungojnë për pjesën më të madhe të sezonit 2019/20. I pyetur për Sanen para ndeshjes së City me Liverpoolin, Guardiola tha: “Duket se ai po shkon, por ende nuk është punë e kryer”. “Ka disa probleme të vogla, por duket se ai po shkon në Munich. Ne ia urojmë atij të gjitha të mirat dhe e falënderojmë shumë për vitet e kaluara së bashku”, shtoi ai. “A kërkoi të largohet. Të gjithë e kanë jetën e vet dhe ai vendosi të largohet. Shumë kisha dashur që ai të qëndronte me ne, ai beson se atje do të jetë më i lumtur dhe më mirë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!