Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga qelitë e burgut ku vijojnë të qëndrojnë anëtarët e Grupit të Komanovës, përkatësisht nga Shek Hallaqi.

Nëpërmjet dy postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Hallaqi paralajmëron Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, se do të publikojë disa përgjime, ku tregohen vrasjet e komandantëve dhe rastet e montuara nga ata. Po ashtu Ai paralajmëron se do të publikohen përgjime edhe kundër VMRO-DPMNE-së, që sipas tij datojnë që nga viti 2008 e deri në fundin e vitit 2014.

Sipas Hallaqit këto përgjime do t’i publikojë Grupi i Kumanovës, me anë të dy pjesëtarëve S & V.

Ju pëlqen!

“Zoti_Zijadin Sela bonu gati per ndegjim se brenda disa diteve do te ket bomba do tju pelqejnë shumë !! dhe qytetaret ilirides do e shofin se kan e kan votouar per sa vite dhe sjan mbushur mend duke votuar BASHKIMI DEMOKRATIK per INTEGRIM sa vrasje te komandantave e sa raste te montuara por ksaj radhe ju ka hasur sharra gozhdë me neve pergjime do ket dhe per palen maqedone organizaten teroriste VMRO DPMNE !! Cilat nuk jan degjuar deri me sot ,bombat jan prej vitit 2008 deri fund 2014 por kesaj radhe pergjimet i shperndan Grupi i Kumanovës.
perfaqsimin do e bejn dy pjestar te grupit ton
S &V ju pershendes Shqiptari SHPERNDANI”, shkruan në një prej postimeve të tij Shek Hallaqi.

Ndërsa në postimin e një dite më parë, ai i kërkon BDI-së që të mos mundohen që t’i frikësojnë, ndërsa i sfidon se nëse janë të pastër me Grupin e Kumanovës, atëherë le të propozojnë në Kuvend që pështja të merret nën hetim nga ndërkombëtarët.

Hallaqi paralajmërin politikanët e BDI-së, se do të urrehen edhe nga familja e tyre pasi të dëgjohen përgjimet.

“KAM Nje mesazhë Per BASHKIMIN DEMOKRATIK Per INTEGRIM NE KRY ALI AHMETIN DHE VENQARISHT ARTAN GRUBI MU ME DINI KU JAM DHE SHOKTË E MI SAKSISHT PER SAMI UKSHININ DHE VAL ZEKEN mosu mundoni fare qe te na friksoni me pishpirikat e juj apo dhe MPB Maqedonisë veriore boll na keni shpifë jo per Lek jem ardhë jo per dashnin tendë ne hungari qe u iken NIKOLLA GRUEVSKIN po para zotit jem te paster ne Grupi kumanovës po ju me ndimën e ca ashtëquajterit komandanta apo patriota si kin qef mu kan na kani manipulu me u futë ne Lagjen e trimave dhe na keni pritur deri kurr jem bo bashkë me grupin e dytë qe erdhen bash qatë natë9maj ora 00:00 Malisheva me shok dhe keni mendu se ne gjumë na kapni na vrani po ju kem dal dardhë me bishtë edhe pse shumë pak vetë e me armatim te letë ju kem bo ballë mu si burra po ju te

BASHKIMIT DEMOKRATI per INTEGRIM nese jeni te paster me neve propozoni ne parlament te maqedonisë veriore qe ta marrin nderkomtarēt e let zbardhet rasti kumanova per ndryshe do i publikojmë ket inqizimet qe i posedojmë dhe do shofin edhe kta shqiptar se qfar patriota jeni ju o udbasha ju dhe partia maqedone dashnia e juaj organizaten teroriste te VMRO DPMNE keni punu veq per tendere e keni bo rolin e patriotave kinse po punoni per avancimin e shqiptarve do e shofin gjithë shqiptaret se qfar SEKSERA E UDBASHA jeni Po dhe ASHTU DHE FAMILJET E TUAJA KAN ME JU URËJTEN KUR I NDEGJOJNĒ BISEDAT Kaq nga neve RRNOFSHIN SHQIPTARET E VERTET E VETMA ARDHMERI PER SHQIPTARET ESHTE ALEANCA ME BESË  “”SHPERNDAJE “”, – shkruhet në postimin e Shek Hallaqit.

Gjatë 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Trimave në Kumanovë u vranë 8 pjesëtarë të policisë së shtetit dhe ushtrisë. Një grup i armatosur kërkonte çlirimin e tokave shqiptare në Maqedoni, por nga shkëmbimi i zjarrit pati disa të vrarë. Grupi me 37 të akuzuar është dënuar me 746 vjet burg, ndër të cilët është edhe Shefqet (Shek) Hallaqi, i dënuar me 40 vite heqje lirie.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.