Grupi i njohur muzikor, Lady Antebellum vendosi ditët e fundit të ndërrojë emrin e tij në Lady A, pasi fjala Antebellum kishte konotacion që lidhej me epokën e skllavërisë.

Trioja nga Nashville ka fituar deri tani 5 çmime Grammy dhe albumet e tyre janë renditur disa herë në Top Listën amerikane.

Sipas shpjegimeve fjala Antebellum të cilën muzikantët e kishin pjesë të emrit të grupit, është përdorur për t’iu referuar periudhës dhe arkitekturës në jug të Shteteve të Bashkuara, përpara Luftës Civile. Ata shpjegojnë se e morën emrin nga stili akitekturor dhe për këtë arsye iu vjen keq për shqetësimet që mund të kenë shkaktuar. Përmes një deklarate në “Twitter”, Lady A shkruan se “janë syhapur ndaj padrejtësive, pabarazive dhe paragjykimeve me të cilat përballen çdo ditë afro-amerikanët”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!