Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka, ka kritikuar institucionet e Kosovës që nuk morën masa pas një postimi të ambasadorit të Kosovës në Francë QëndimGashi, i cili kishte shpërndarë një revistë franceze me karikatura të profetit Muhamed.

Damka në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Gashi e ka futur veten dhe Kosovën në një pozitë mjaftë të vështir me veprimin e tij, transmeton Zeri.info.

“Kohëve fundit, kemi hasur në disa deklarata nga zyrtarë të lartë shtetërorë në Evropë që kanë fyer dhe shpifur në mënyrë të qartë Islamin duke synuar eliminimin e vlerave të tolerancës dhe respektit ndërfetar. Në të ardhmen këto retorika mund të na shkaktojnë pasoja të padëshiruara dhe mund të na fusin në një rrugë të pakthyeshme”

Ju pëlqen!

“Përderisa kujdesi duhet të jetë i pashmangshëm në këtë drejtim, Ambasadori ynë në Francë e ka futur veten dhe Kosovën në një pozitë mjaftë të vështir. Ambasadori i një vendi me shumicë myslimane shpërndau një mesazh mosrespektues dhe anti-islamik, duke shpërfillur Kushtetutën dhe vlerat themelore të Republikës së Kosovës, i cili thekson rëndësinë tolerancës ndërfetare dhe të karakterit unitar, dhe duke shkaktuar një dëm të vështirë për të kompensuar ndaj imazhit të Republikës së Kosovës si dhe kështu duke nxitur anti-islamizmin”, ka deklaruar Damka në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Damkës, sjellja e tillë e Ambasadorit, shkakton urrejtje ndaj fesë dhe besimit dhe përbën një mosrespektim të madh për botën Islame dhe vlerat e njerëzimit, përfshirë dhe

vendit që ai e përfaqëson dhe qytetar i të cilët është.

Më tej nënkryetari turk i Kuvendit, është shprehur i pakënaqur nga institucionet të cilat nuk morën asnjë veprim përkundër kërkesës së tij për shkarkim të ambasadorit Gashi, transmeton Zeri.info.

“Si një sjellje e papranueshme për ne, përkundër kërkesës dhe letrës zyrtare për shkarkimin e menjëhershëm të Ambasadorit drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, për fat të keq deklarojmë që institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë hapa konkrete ndaj çështjes në fjalë”, ka thënë Damka.

Damka në emër të Grupit Parlamentar 6+ ka deklaruar se përveç ligjit COVID-19 dhe ligji për rimëkëmbje ekonomike, ata nuk do të votojmë asnjë ligj që do të vijë në Kuvend deri sa nuk shkarkohet ambasadori Gashi.

“Si Grup Parlamentar 6+, unë do të doja të ju informoja nga këtu që përveç ligji Covid 19 dhe ligji për rimëkëmbje ekonomike ne nuk do të votojmë asnjë legjislacion në parlament si 6 deputetë, deri në momentin e shkarkimit në fjalë, duke ftuar në praninë tuaj edhe njëherë kryeministrin që të ndërmarr hapat e nevojshme në drejtim të shkarkimit të menjëhershëm të personit në fjalë. Ne presim që Kryeministri dhe Presidenti të ndërmarrin hapat e nevojshme sa më shpejtë që është e mundur…”, tha në fund Damka.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.