Duam apo nuk duam thëniet turke kanë gjithnjë një “shije” të tjetërllojtë ndërsa i lexojmë sepse jemi në gjendje që të përceptojmë ngjashmëritë kulturore tek vërtetësia dhe mprehtësia e mençurisë së tyre popullore.

Kemi mbledhur një grusht me diamantë të ndritshëm nga thesari i mençurisë turke dhe vendosëm t’i ndajmë për kënaqësinë e lexusve tanë. Në fund, ne presim nga ju të na thoni cilin prej këtyre diamantëve e patë si më të shndritshëm që e veçuat prej të tjerëve.

Gruaja duhet të jetë sikur shalqiri, e rrumbullakët, e pjekur, e ëmbël.

Ju pëlqen!

Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.

Ai që njërit i përkulet, tjetri ia tregon prapashpinën.

Ai që s’ka fëmijë, ka një dhembje, kurse ai që ka fëmijë ka njëmijë dhembje.

Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.

Babai i dhuroi fëmijës së vet një vresht të tërë kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.

Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.

Edhe për t’u kruar njeriut i nevojiten thonjtë.

Edhe po dite njëmijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.

E vogël është miza por barkun ta prish.

I mençuri nuk flet për atë që di, ndërsa budallai nuk di se çfarë thotë.

Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; për veten kujdesu vetë.

Kur ecën me shkop kërkon ndihmë nga vdekja.

Kush është ngrënë nga gjarpri, i trembet edhe litarit të përdredhur.

Mat dyzetë herë e prit një herë.

Me lëvdime gomari nuk do të bëhet kalë.

Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.

Mos shko përpara të mençurit, as prapa të marrit.

Mos u bë borxhli i të pasurit, as kreditor i të varfrit.

Nëse armiku yt është një milingonë, ti konsideroje si elefant.

Nuk hapet pusi me gjilperë.

Para se të dashurosh, mëso të ecësh nëpër dëborë pa lënë gjurmë.

Po të preku djalli, nuk të shqitet më.

Po u mboll “në qoftë se” e “kur” do të rritet “asgjë”.

Puna më e zakonshme për të dashuruarit është heshtja.

Ruaju nga ata që u ke bërë mirë.

Si je? Mirë jam me shëndet. A je i pasur? Borxhili nuk jam. A ke brenga? Fëmijë nuk kam. A ke armiq? Farefis nuk kam.

Sëmundja vjen kaluar, por ikën me kembë e fuke çaluar.

Shpata ka një teh të mprehtë, gjuha ka njëqind.

Te mulliri duhen dy gurë, për miqësinë dy zemra.

Të dashurohesh, do të thotë të duash një njeri më shumë se veten.

Të dëgjosh një gënjeshtër është më e vështirë se ta thuash.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!