Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund ta transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë.

Simptomat e gripit fillojnё papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, koke dhe muskulore.

Ju pëlqen!

Cilat gjendje shёndetёsore zhvillojnë grip të rëndë?

Disa sёmundje kronike apo probleme shёndetёsore mund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi.

Kёto pёrfshijnё:

Obezitet ekstrem, astmё, sёmundje kronike tё mёlçisё, sёmundje renale kronike,probleme tё sistemit imunitar, sёmundje pulmonare kronike, sёmundje kardiake, diabet, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit.

Gripi sezonal mund tё jetё serioz nёse vuani nga njё prej sёmundjeve të sipёrpёrmёndura.

Pёrgjithësisht gripi sezonal kalon lehtё pa kёrkuar ndonjё mjekim specifik. Megjithatё, pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shёmbull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj.

Pёrse kёto probleme shёndetёsore rrisin rrezikun pёr t’u sёmurë rёndё nga gripi?

Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare, diabetin, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital.

Gjithashtu, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes si p.sh. pneumonia.

Çfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga virusi i gripit

Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit, marrja e masave të nevojshme cdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut.

Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

Vaksinimi mbron vetë personin si dhe ndihmon në mospërhapjen e gripit. Vaksinimi çdo vit është i rëndësishëm pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm, viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës. ISHP  rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi.

Vaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:

  • Fëmijët mbi 6 muaj
  • Gratë shtatzëna
  • Individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.

Vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.

Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit: persona qe kanë alergji nga veza, persona në gjendje akute me temperaturë, persona që kanë pasur reaksione të mëparshme si dhe fëmijët nën 6 muajsh.

Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

  • Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
  • Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
  • Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.
  • Mbuloni hundën dhe gojen me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
  • Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.
  • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.

A ёshtё e sigurt vaksina kundёr gripit sezonal?

Vaksinimi ёshtё i sigurt. Efektet anёsore tё vaksinёs janё tё lehta dhe pёrfshijnё skuqje dhe dhimbje tё lehtё nё vendin e injektimit. Disa persona mund tё shfaqin dhimbje koke, temperaturё apo dhimbje muskulore, të cilat janë efekte anёsore tё lehta dhe kalojnё shpejt.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!