Beqir Elshani

GRINDJA E ÇIFTEVE PËR INATE POLITIKE

Një grindje bashkëshortore për inate politike ka ndodhur në një qytet bregdetar në brigjet e Egjeut, në të cilën një grua turke sapo kishte parë kryetarin e shtetit turk në lajmin televiziv, prej zemërimit e ka sharë, prandaj bashkëshorti rastin e saj e lajmëroi në organet policore. Duket qartë që burri u tregua besnik ndaj kryetarit të qeverisë, por i lig në Republikën e Familjes. Sipas shtypit mësohet se ndërkohë që gruaja e zemëruar e kishte sharë kryetarin, burri e kishte filmuar, me kamerë dhe si argument ua ka dorëzuar organeve policore që të informohen.

Ju pëlqen!

Është një thënie popullore që thotë nëse burri nuk i jep kafe gruas për të pirë, është një arsye e volitshme që shkon drejt divorcit. Mirëpo më e tmerrshme se kjo është paraqitja e gruas për inate politike. Prandaj organet policore sapo e kishin dëgjuar sharjen e gruas, jo me thashetheme, por në mobiltelefonin e filmuar, ishin tronditur dhe menjëherë kishin shkuar te banesa e familjes dhe gruan e kishin arrestuar. Po sa tortura dhe shkopinj ka marrë e gjora në trupin e saj nga policët e pashpirt. Mirëpo, kur kryetari i gjykatës mori vesh rastin e grindjes së bashkëshortëve, atëherë policinë e urdhëroi që në vend të gruas fatkeqe të sillnin burrin e saj, sepse një burrë që nuk është besnik ndaj gruas dhe që nuk është i zoti të ruajë fshehtësinë bashkëshortore, ai nuk është i vlefshëm as për familjen, as për shtetin. Duket qartë që gruaja ishte më liberale dhe më emancipuar se burri i saj. Prandaj sapo gruaja e revoltuar u kthye në shtëpi prej burrit hipokrit kërkoi shkurorëzim të menjëhershëm, dhe kërkesa e tyre u zbatua në vend. Dallimi i tyre politik është se derisa gruaja dëshiron të bëhet liberale, burri dëshiron të mbetet konservator. Ka rëndësi të tregohet se martesa e tyre nuk ishte e mbrujtur prej shumë vitesh, por martesë e re, apo siç thuhet e freskët tre vjeçare. Ajo ende ishte nuse. Megjithatë shpërthen mospajtimi, prej nga sebep bëhet, jo shamia e dyshimtë e Jagos në “Othello” të Shekspirit, por politika martesës së tyre prej kështjellës me kashtë të prishet.

Nuk ka asnjë dyshim që burri turk mund të bëhet një matrapaz, mirëpo kurrë nuk mund të bëhet burrë me karakter të qëndrueshëm, si dhe besnik ndaj gruas dhe ndaj familjes së tij. Prandaj në të ardhmen, kërkohet që të fejuarit para martesës të deklarohen rreth përcaktimit të tyre fetar dhe partiak, në mënyrë që të mos vije deri te grindja me pasoja fetare e politike, sepse mbi të gjitha është etika bashkëshortore. Ka pasur raste kur bashkëshortët janë grindur për garat sportive, të cilat kanë përfunduar në shkurorëzim. Duket se tani inati i garës sportive ka infektuar edhe bashkëshortësinë në fushën politike dhe fetare, në mënyrë që demokratja të martohet me demokratin dhe republikani me republikanen.

Ngjashëm porsi ndarja e bashkëshortëve turk ndodhi edhe me bashkëshortët amerikanë, për shkak se i dashuri ka votuar për kryetarin amerikan, Donald Trump, e dashura e braktisi. Konkretisht, gruaja nuk u nda prej bashkëshortit për ndonjë dashuriçkë me dashnore, që prek në qelizën familjare apo për humbjen e pasurisë pas lojërave të fatit, por thjesht, për çështje partiake. Jo vetëm kaq, sepse ekspertja amerikane ka deklaruar se kryetari amerikan, Donald Trump, është bërë shkaktar i përçarjes mes çifteve, dhe sapo bashkëshortët e shohin në lajmet televizive, menjëherë shpërthen grindja në familje. Prandaj, qysh në fillim të kurorëzimit para ofiqarit, çifti duhet të betohet se nuk do të prishë kurorën as për bindje fetare e partiake, as për bindje sportive. Cilido që të fitojë, qoftë në politikë, qoftë në sport, martesa nuk duhet të shkatërrohet.

Vlen të përmendet një rast i rojtarit në vreshtarinë e Therandës: në ish-Jugosllavinë moniste, të cilin bashkëshortja e kishte lajmëruar që fëmijën e kishin të sëmurë, kishte pneumoni, prandaj rojtari fluturimthi shkoi në shtëpi dhe fëmijën e dërgoi te mjeku. Pas dy orësh rojtari ishte kthyer në vendin e punës – në vresht, mirëpo të nesërmen shefi i tij e kishte pezulluar prej detyrës për shkak se është larguar pa leje. Shpeshherë në vende të ndryshme të botës qytetarët mobilizohen për gjetjen dhe shpëtimin e fëmijës së zhdukur. Prandaj rojtari shefit ia kishte kthyer: “Kur e kam fëmijën të sëmurë, as shtetin nuk e njoh, jo më ty”. Nuk vlen të përmendet këshilla gjermane, në të cilin prindi më shumë se Gjermaninë, e do familjen e vet që është shtylla e atdheut dhe e kombit.

Shembulli i rojtarit tregon se mbi detyrën zyrtare vjen familja, veprim i cili tregohet edhe për makinën e urgjencës, që kundrejt shenjave të qarkullimit rrugor për shpëtimin e jetës së të sëmurit me sekonda shpejton të arrijë sa më parë në shtëpinë e shëndetit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.