Greqia ka zyrtarizuar kërkesën për të qenë pjesë e programit F-35(80 milionë dollarë për njësi)që nënkupton fitimin e të drejtës së blerjes së avionëve në fjalë që konsiderohen si ndër më të avancuarit në botë. Deri më tani nga vendet e huaja janë përfolur Izraeli dhe Turqia, kjo e fundit e refuzuar për shkak të blerjes së sistemit rus S-400. 

Lajmi për ambicien e Greqisë është bërë i ditur gjatë vizitës së kryeministrit grek, Mitsotakis në ShBA gjatë së cilës ai është takuar me presidentin Donald Trump. 

Greqia ka një problem strategjik me Turqinë dhe kërkon pajisjen e flotës ajrore për të kompensuar diferencat në fushën ushtarake me Ankaranë. Lidhur me ndërhyrjen e Turqisë në Libi, Trump ka qenë evaziv duke dhënë një përgjigje të përgjithshme. Ai ka premtuar se do të komunikojë me vendet e tjera, duke e cilësuar situatën si të ngatërruar. 

Ju pëlqen!

Vizita e Mitsotakis ka patur një nivel të lartë dhe ai i ka cilësuar marrëdhëniet me ShBA si  më të mir se kurrë ndonjëherë. 

Shqipëria nuk ka nevojë për ushtri e as për avionë të shtenjte! Shqipëria e ka NATO-n, kështu shprehen analistët dhe shërbetorët e pushteteve në Tiranë. Kështu shprehet edhe Tirana zyrtare që prej 1991.

Lexo po ashtu:  Edi Rama interesohet për gjendjen e Vuçiqit, e thërret në telefon
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!