Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët duke nisur nga e hëna, 19 prill. Kështu nuk do të ketë një karantinë të detyruar për vizitorët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-ja, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara.

Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet të premten për të miratuar këtë vendim, raporton Kathimerini.

Muajin e kaluar, vendi hoqi karantinën 1-javore për udhëtarët izraelitë të cilët kanë marrë dozat, apo kanë rezultuar negativë në test. Tashmë rregulli të zbatohet edhe për udhëtarët nga vendet e BE-së, që duhet ose të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin një test Covd-i ku rezultojnë negativë.

Greqia, që doli nga një krizë financiare një dekadë përpara pandemisë, e konsideron hapjen e sektorit të turizmit si të domosdoshëm për sektorin kyç në rritjen ekonomike, turizmin.

“Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj”, i tha dje Reuters zyrtari lartë i ministrisë së Turizmit në kushte anonimiteti.

Zyrtari tha se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklios, Hanias, Rodos-it, Kos-it, Mykonos-it, Santorinit dhe Korfuzit, dhe dy vendkalimeve kufitare.

“Pasagjerët nga ato vende nuk do të jenë në karantinë, do të lejohen për sa kohë që ata vërtetojnë se kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 ose tregojnë një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritje”, vijoi ai.