Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi reagon lidhur me vendimin GKKO-së për të mos lejuar Fredi Belerin të dalë nga qelia për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur në bashkinë e Himarës.

“Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë” tha ajo në një prononcim për median.

Ndërkohë Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Lexo po ashtu:  WhatsApp vjen me funksion të ri për ata që nuk duan të shtohen grupe bisedash
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!