Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar gjatë një konference për shtyp në Selanik, se vendi i tij do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE-në nëse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat e minoritetit grek.

“Sa i përket Shqipërisë do të them këtë: nuk bëhet fjalë që Greqia të bjerë dakord me fillimin e negociatave BE-Shqipëri nëse nuk shoh me vepra, masa të cilat do të zhdukin diskriminimet që bëhen në dëm të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri”, tha ai.

Kreu i qeverisë greke shtoi se për këtë çështje ka biseduar gjatë vizitave të tij të fundit me presidentin francez Macron, kryeministrin holandez Route dhe kancelaren gjermane Merkel.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Deklarata e Mitsotakit vjen vetëm disa javë pas paralajmërimeve të bëra nga ministri i Jashtëm Nikos Dhëndias gjatë prezantimit të programit të qeverisë së re greke, ndërsa burime qeveritare shprehen se ndjekin me kujdes dhe vëmendje zhvillimet politike të muajve të fundit në Shqipëri.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!