Në vendin tonë kontrolli farmaceutik ndaj barnave duket se është një hap pas. Kjo për shkakun e thjeshtë se lehtësisht në çdo farmaci mund të gjesh shurupin “Ponstan” i cili nuk lejohet të tregtohet në shumë vende të botës.

E fundit që ka reaguar ka qenë Agjencia Kombëtare e Barnave të Greqisë. Kjo agjenci ka urdhëruar të gjitha farmacitë e vendit që të heqin nga rastet të gjitha sasitë e shurupit “Ponstan” për shkak të sasive të palejuara të plumbit dhe litiumit që gjenden në të.

Autoritetet greke kanë konstatuar se sasia e këtyre lëndëve është shumë më e lartë se sa masa e lejuar prej Bashkimit Europian duke paralajmëruar sanksione të forta ndaj atyre që ia ofrojnë pacientëve.

Tashmë mbetet të shihet se si do të veprojnë depot farmaceutike në vend dhe a do të ndalohet tregtimi i këtij produkti. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]