I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, Grenell ka akuzuar kandidatin për president të ShBA-ve Joe Biden se po politizon bisedimet mes palëve dhe me atë garanton se nuk do ketë përparim në atë çështje para nëntorit kur mbahen zgjedhjet presidenciale, shkruan “Politika”.

“Biden sot ka shndërruar bisedimet e palëve në çështje politike të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Me këtë ai garanton se nuk do ketë përparime para nëntorit dhe populli i Kosovës edhe Serbisë duhet të pres përsëri që politikanët të ndalojnë të i shfrytëzojnë” tha Grenell.

Grenell theksoi se Biden si zëvendës-president i ShBA-ve ka dashur që mediat ta paraqesin si dike që ka fuqi të madhe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme në administratën e Obames, ndonëse sipas ministrit të mbrojtjes Bajden ka gabuar thuajse në secilën çështje të madhe nga politika jashtme dhe sigurisë në 4 dekadat e kaluara.

Ju pëlqen!

Ai vlerësoi se nuk është befasi që Bajden të emërohet si kandidat për president i demokratëve dhe që do vazhdoj të jap premtime të kota “popujve të Kosovës edhe Serbisë”.

Grenell nënvizoi se për dallim nga qasja e Biden që niset në fjalë të mëdha e pak aksione, administrata e Trampit ka ndërmarr “hapa me rëndësi në normalizimin ekonomik mes Kosovës edhe Serbisë”.

Në këtë qëllim sipas tij Tramp ka mbikëqyr bisedimet e suksesshme në arritjen e tri marrëveshjeve mes palëve ne vendosjen e trafikut ajror, rrugor e hekurudhor.

Grenell tha se presidenti Tramp ka mundësuar arritjen e rezultateve për të cilat është pritur gjatë ndërkohë që Biden “përsëri vetëm fol si ka bërë për 40 vjet në Uashington”.

“Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes 8 viteve premtime të Obames edhe Bidenit dhe aksionit të administratës Tramp”, tha Grenell.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!