Richard Grenell, ka kritikuar nga Serbia kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas Grenell, Kurti po i hedh poshtë të gjitha idetë dhe kjo nuk po sjellë kurrëfarë dobie.

“Mendoj se ne e dimë që Kurti thjeshtë nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe atij nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Na mungon Thaçi këto ditë”, ka deklaruar Grenell për televizionin serb në Beograd, “RTS”.

Ju pëlqen!

MekuliPress ju sjellë në vëmendje kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të presidentit të ShBA-së për normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!