US ambassador to Germany Richard Grenell awaits the arrival of US Secretary of State Mike Pompeo (not in frame) at Tegel airport in Berlin on May 31, 2019. - The US top diplomat is on a European tour that will take him to Germany, Switzerland, The Netherlands and Britain. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)
 

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ku 32 antarët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar letër kancelarës gjermane, Angela Merkel duke kërkuar që çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë të vendos në agjendën e Këshillit të BE-së.

Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se është një lajm i mirë por se liberalizimi do t’i ndihmojë vetëm disa industri të caktuara të biznesit, transmeton Zeri.info

“Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse vetëm për disa industri të caktuara të biznesit”, ka shkruar ai.

Ju pëlqen!

Po ashtu Grenelli thotë se përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë ka motivuar evropianët si dhe thotë se janë të lumtur t’i shohin ata duke udhëhequr.

“Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar veprime nga evropianët. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata duke udhëhequr”, ka thënë më tej Grenell.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!