Laert Vasili, aktor i njohur, ka bërë një deklaratë të papërgjegjshme mbase… Gjatë bisedës në një emison në “Ora News”, ai është shprehur se grekët dhe shqiptarët, janë i njëjti popull. Sipas aktorit, dy popujt kanë ardhur nga i njëjti trung, që janë pellazgët.

Deklarata e Vasilit:

Grekët dhe shqiptarët janë i njëjti popull që kanë ardhur nga i njëjti trung, që janë pellazgët. Në rrethinat e Athinës, arvanitasit flasin shqip, sidomos pleqtë.

Ju pëlqen!

Greqia ka pasur kryeministra arvanitas.

Ata që zemërohen nga kjo deklaratë, le të zemërohen, por duhet lexuar historia.

Është ngritur një urrejtje vëllavrasëse nga qarqe të caktuara. Këta popuj, kanë dhënë jetën për një truall të përbashkët dhe ka pasur përpjekje, për një konfederatë ballkanike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.