“Gratë që zëvendësojne kafshët e ngarkesës.”

Kol Maca mbahet si fotografi i parë shqiptar në Vlorë duke realizuar foto të ngjarjeve të ndryshme politike, shoqërore e fetare të qytetit.

Kol Maca nuk ka qenë mospërfillës ndaj varfërisë karakteristike të shqiptarëve, shoqëruese e trishtë e tyre deri nga fundi i shekullit të kaluar. Kështu, ai fotografoi në Vlorë, më 1916 tri femra, dy të ngarkuara me shkarpa dhe të tretën të ulur. Veshja e tyre është e fshatrave përreth qytetit, çka mund të tregojë se ato banojnë aty, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë dalë për t’i shitur barrët me shkarpa.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Në foto bie në sy veçanërisht pamja e vajzës, sidomos shikimi i saj. Fotografia, natyrisht nuk ka qenë e porositur e aq më pak e paguar, por e nxitur nga bota shpirtërore e fotografit e prekur nga skamja (gratë zëvendësojnë kafshët e ngarkesës). /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress


VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur