Gratë nuk do të jenë kurrë të suksesshme sa burrat, sepse ato nuk kanë gra për t’i këshilluar”– Dik Van Dyke

“Një grua shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një burrë, ndërsa një burrë kurrë nuk shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një grua”– Anonim

“Ka vetëm tri gjëra që mund t’i bësh një gruaje. Mund ta duash atë, mund të vuash për të, ose mund ta kthesh në letërsi”. – Henry Miller

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri”. – Oscar Wilde

1- Ata që nuk e tregojnë dashurinë, nuk ndjejnë dashuri. -William Shakespeare

2- Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët.-Billy Graham

3- Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim. –Aristotle Onassis

4- Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.- Oscar Wilde

5- Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.-Robert C. Dodds

6– Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë. – Robin Williams

7- Dikush duhet të martohet vetëm nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata njerëz që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin, e tani janë gati për të ndalur.-Osho

8- Perëndia ka vendosur tipin e martesës kudo në krijim. Çdo krijesë kërkon përsosmërinë e saj tek dikush tjetër. Vetë qiejt dhe toka e portretizojnë më mirë.– Martin Luther

9- Kur shihni një çift që ecën në rrugë, ai që është disa hapa para është bashkëshorti që është çmendur.– Helen Rowland

10- Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat. -Xhakomo Kazanova

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...