Sërish topçinjtë triumfuan me rezultat 3:2, duke përmbysur epërsinë fillestare të mysafirëve.

Skuadra e Ancelottit arriti të realizonte vetëm pas një minute lojë, kur Calvert Leëin (1′) shënoi një gol të bukur.

Lëndimi i Kolasinac doli të jetë jetike për skuadrën vendase, kur me inkuadrimin e Bakayoko Saka gjërat nisën të ndryshonin.

Ju pëlqen!

Saka asistoi te Nketiah (27′) për golin e barazimit, para se Pierre Emerick-Aubameyang (33′) të përmbyste gjithçka.

Kur mendohej se pjesa e parë do t’i takonte Arsenalit, në skenë doli Richarlison (45+4′) i cili barazoi sërish rezultatin.

Për fitoren e skuadrës së Arteta u përkujdes Aubameyang (46′), i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Arsenali ngjitet në vendin e nëntë me 37 pikë, kurse Everton zbret në pozitën e 11 me 36 pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes, edhe lojtari shqiptar i kombëtares së Zvicrës ka shkruar në llogarin e tij, “Fighting spirit, Desire to win, Three big points “ (Shpirti luftarak, Dëshira për të fituar, Tre pikë të mëdha).

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.