Kandidatja për presidente e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka, në prag të rrethit të dytë zgjedhor, i ka dhënë një intervistë ekskluzive emisionit “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos.

Në pyetjen e gazetarit Emad Mehmeti se “në disa qarqe shqiptare thuan për ju se jeni albanofobe, si i komentoni ju konstatimet e tilla?”

Kandidatja për presidente Davkova është përgjigjur për emisionin Target: “Nuk besoj se qarqet shqiptare thonë se jam albanofobe. Këtë gjë mund ta vërtetoje partia në pushtet. Pasi që unë edhe sot kam funksionar të lartë nga ajo parti ku unë jam mentore në studimet e tyre të doktoraturës.

Ju pëlqen!

Ata mund të tregojnë se si është raporti im ndaj tyre. Të mos flas për studentët shqiptar, të mos flas për miqtë e mi shqiptarë, disa prej tyre madje edhe kanë jetuar tek ne në shtëpi. Me çka mendoj se termin albanofobe e përdori një funksionar i lart i LSDM-së. Unë kam vërejtje të madhe, rezerva ndaj termit të tillë.

Kjo më shumë flet për atë që e ka thënë, sesa për mua, pasi që unë kam mundur që edhe të martohem me shqiptarë, duke e pasur parasysh atë se fëmijërinë dhe shoqërinë e kam kaluar me shqiptar”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!