Vitin e kaluar Google ju bashkua grupit të BIMI (Brand Indicators for Message Identification) i cili ka për qëllim implementimin e logove në e-mail-et e verifikuara të kompanive.
Google prezantoi ditën e Marte një seri përmirësimesh për shërbimet G Suite me në fokus kryesor postën elektronike Gmail.
Vitin e kaluar Google ju bashkua grupit të BIMI (Brand Indicators for Message Identification) i cili ka për qëllim implementimin e logove në e-mail-et e verifikuara të kompanive.
Në praktikë ngjan me etiketa verifikimi të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale por në rastin e Gmail nuk keni për të parë një etiketë blu por logon e kompanisë që ka dërguar e-mail-in siç e tregon edhe imazhi i paraqitur i CNN.
Email-et verifikohen përmes sistemit ekzistues DMARC dhe më pas certifikimi aplikon logon përkatëse duke u dhënë njerëzve më shumë besim rreth e-mail-eve që vinë në postën e tyre elektronike.
Google tha se do të nisë një fazë testimi në Gmail në javët në vijim dhe së shpejti edhe ju do ti shikoni logot e kompanive që ju dërgojnë e-mail-e.