Google planifikon të investojë rreth dy miliardë euro në një qendër të të dhënave në Poloni për shërbimet cloud [ruajtja e të dhënave dhe ndërtimi i aplikacioneve online.

Ky vendim ka ardhur pas asaj që Micirosoft e kishe paralajmëruar në fillim të vitit.

“I ashtuquajturi ‘rajoni Google Cloud’ në Varshavë është investimi më i madh në infrastrukturën cloud në Poloni”, tha drejtoresha e Google Cloud në Poloni dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, Magdalena Dziewguc.

Ju pëlqen!

Ajo nuk ka dhënë një shifër të saktë për investimin, por tha se investimi financiar i Google për projektin pritet të jetë midis 1.5 dhe 2 miliardë euro dhe se pritet që qendra e të dhënave të fillojë të veprojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu edhe Microsoft, në muajin maj kishte njoftuar se do të investonte 1 miliard dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!